”Po bëhet terror për ndeshjen”, Redi Jupi: Nuk do jemi kaq komodë në Beograd
Ish-lojtari i Kombëtares, Redi Jupi është kritik me mënyrën sesi po pompohet ndeshja me Serbinë, me masa shumë të forta sigurie, që në fakt mund të ndikojnë dhe tek ekipi ynë kombëtar. Jupi tha me ironi se Serbisë nuk duhet t’i shtrohet një tapet i kuq, pasi ajo nuk do të bëjë të njëjtën gjë në ndeshjen e kthimit në Beograd.
“Kjo po i ngjan ndeshjes së kthimit sesa asaj që luajtëm në Beograd. Kishte një terror mediatik për ndeshjen në Elbasan. Serbia këtu na mundi pastër pa asnjë problem, pa shkaktuar asnjë shqetësim. E mpinë tifozerinë me masa. Masat janë detyrim. Një organizim i mirë nuk mund të shihet si sukses.
Gjithë ky mediatizim me 2500 forca policore, duket sikur luftë. Sa më pak të publikohen këto. Unë për vete e kam bezdi prezencën e policit. Mbarëvajtja mund të sigurohet dhe pa një prezencë.
Nuk dua t’ia shtrojmë rrugën me një tapet të kuq në këtë ndeshje. Kontrolli për të shkuar në stadium ishte më të forta sesa për të shkuar për një vizitë në burg. Në Beograd nuk do e kemi kaq komode pragndeshjen dhe ndeshjen”, tha Jupi.
KOHA JONË SONDAZH

