Po bën xhiron në rrjetet sociale, ja si e tallin gjermanët Neymarin (VIDEO)

Aventura e Neymar në Kupën e Botës në Rusi nuk ka qenë aspak pozitive. Ylli brazilian është kritikuar shumë për sjelljet e tij në fushën e lojës, teksa shumë herë ka simuluar sikur është goditur qëllimisht nga kundërshtarët.

Madje të shumta kanë qenë mediat që e kanë cilësuar edhe si një aktor që meriton çmimin “Oscar”. Së fundmi në rrjetet sociale qarkullon edhe një video të publikuar nga një media gjermane “Der Schulte”, duke ironizuar sjelljet e Neymar, i cili rrëzohet edhe pa u prekur. /Koha Jonë/

SHKARKO APP