“Po-ja më e rëndësishme në jetën time”, gazetarja pranon propozimin për martesë nga Zinchenko
Mbrojtësi i Manchester City-it, Oleksandr Zinchenko, ka kaluar një nga javët më të bukura në jetën e tij. Të hënën Ukraina siguroi kualifikimin për në “Euro 2020”, që u përjetua me shumë emocion nga mbrojtësi.
Ditën e sotme, ai zgjodhi të njëjtin stadium, por këtë herë i propozoi super të dashurës së tij, Vlada Sedan, një gazetare sportive.
“Po-ja më e rëndësishme në jetën time”, ka shkruar Zinchenko në krah të fotos duke puthur të fejuarën, teksa të dy kishin veshur fanellën e Ukrainës. Një histori e bukur dashurie, e ngjashme me atë të Casillas, pasi nuk ka munguar as shkëmbimi i puthjeve gjatë një interviste. /Koha Jone/