Po mrekullon Superioren, Dovedan shpalos objektivin e Bylis

Bylis vijon në magjepsë Kategorinë Superiore. Ballshiotët mposhtën 1-0 Vllazninë në transfertë dhe tashmë, pas 11 javëve të para qëndrojnë në vendin e dytë me 20 pikë.

Pas fitores ndaj shkodranëve, tekniku i Bylis, Veljko Dovedan u ndal për mediat, ku foli për lojën e treguar në “Loro Boriçi” dhe objektivat te ballshiotët.

Fituam një ndeshje të vështirë dhe kryesorja për ekipin tonë është që morëm 3 pikët dhe vazhdojmë garën. Në çdo ndeshje vijmë për të fituar 3 pikët, pavarësisht kundërshtarit”.

Forma e Vllaznisë? “Vllaznia ka një ekip të mirë dhe bën një lojë të bukur”. 

Objektivi i Bylis? “Nuk kemi objektiva. Detyra e Bylis është që të bëj një lojë të bukur. Sot shpërdoruam shumë. Por gjithsesi, detyra jonë është loja e bukur dhe pas saj vijnë edhe pikët,” përfundoi Dovedan.

Bylis qëndron në vendin e dytë në kuotën e 20 pikëve, një më pak se Partizani kryesues. Ndërkohë, Vllaznia mbetet në vendin e 7-të me 15 pikë.

SHKARKO APP