Po ndahet nga Wanda Nara, Icardi dyshohet se ka nisur një lidhje me avokaten kolumbiane
Mauro Icardi raportohet se ka nisur një histori dashurie me avokaten e tij, të cilën e ka punësuar për të kryer divorcin me Wanda Nara-n. Ylli i Galatasaray u nda pas 10 vitesh nga Wanda pas një lidhje që zgjati 10-vite.
Ata kanë dy vajza, 8 dhe 7 vjeç. Gazeta italiane Corriere della Sera, pretendon se sulmuesi argjentinas Icardi tani po takohet me avokaten që po mbikëqyr ndarjen e tij nga Wanda.
Angela Burgos drejton firmën e saj në Kolumbi dhe është gjithashtu drejtuese e një shfaqjeje televizive ligjore të quajtur Inocentes & Culpables.
“Icardi është një burrë tërheqës, shumë i kulturuar, një zotëri. Por për momentin po mendoj për diçka tjetër. Kur punoj fokusohem te kush janë klientët e mi, nuk shikoj gjë tjetër. Unë punoj gjithmonë me meshkuj, jam një grua beqare, nuk kam askënd në mendje për momentin”, ka thënë avokatja.