Po shkëlqen me “Aspirinat”, duel anglez për talentin gjerman
Kai Havertz është një nga lojtarët më të talentuar gjermanë dhe ditën e djeshme festoi 21-vjetorin e lindjes. Ylli i Bayer Leverkusen pëlqehet nga shumë skuadra dhe e ardhmja e tij mund të jetë Premier League.
Pavarësisht moshës së re, lojtari ofensiv ka shënuar 35 gola në Bundesligë, teksa numëron edhe shumë asiste për shokët e skuadrës. Chelsea dhe Manchester United nuk po garojnë vetëm për vendin e katërt në Premier League, por edhe për shërbimet e tij.
Bild raporton se “Blutë e Londrës” ndodhen në bisedimet të avancuara me “Aspirinat” dhe janë një hap përpara blerjes së Havertz. Klubi gjerman kërkon minimalisht 100 milion euro për ta lënë të lirë Havertz, që është gati të hedhë hapin e madh në karrierë.