Po shkëlqen në Bundesliga, talenti i Kosovës: Klubi i ëndrrave është Barcelona!

Sezoni i ri në Bundesliga ka nisur në mënyrë fantastike për Fisnik Asllanin, sulmuesin e talentuar të Kosovës. Vetëm 23 vjeç, ai po shkëlqen në fanellën e Hoffenheim, ku ka realizuar 5 gola në 4 ndeshje, 4 në kampionat dhe 1 në Kupën e Gjermanisë, duke u bërë një nga emrat më të spikatur të javëve të para të sezonit.

Në një intervistë për prestigjiozen “Sport Bild”, Asllani foli për ambiciet e tij të mëdha dhe ëndrrën që e ndjek që nga fëmijëria.

“Klubi im i ëndrrave ka qenë gjithmonë Barcelona. Gjithmonë kam dashur të luaj atje. Dua të luaj në Ligën e Kampionëve një ditë. Është e rëndësishme të kesh ëndrra dhe të punosh drejt tyre,” – deklaroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forma e shkëlqyer e sulmuesit ka bërë që vlera e tij në treg të rendohet mes 8 dhe 10 milionë eurove, sipas vlerësimeve të fundit të portaleve sportive gjermane. Megjithatë, nëse vazhdon me këtë ritëm, vlera e tij pritet të dyfishohet deri në verën e ardhshme, pasi interesimi për të po rritet nga disa klube të njohura europiane.

Swiss Digital Mobile Reklama
Po shkëlqen në Bundesliga, talenti i Kosovës: Klubi i ëndrrave është Barcelona!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?