Po shkëlqen në Kupën e Botës me Argjentinën, 10-fishohet vlera e mesfushorit Fernandez

Enzo Fernandez po bën një paraqitje shumë të mirë në Kupën e Botës me Argjentinën, duke shfrytëzuar mundësinë që i dha trajneri Scaloni duke filluar nga ndeshja e dytë.

Sipas rrjetit “ESPN”, agjentët e lojtarit të Benficas kanë nisur kontaktet me disa klube por Benfica kërkon të marrë maksimumin që është 120 milionë euro pasi e favorizon kontrata që ka me të deri në vitin 2027.

Mesfushori i transferuar nga River Plate një vit më parë për 12 milionë euro, tashmë vlen 10 herë më shumë. Benfica është ndër klubet më të mira në zbulimin e talenteve.

SHKARKO APP