Po shkëlqen që në sfidat e para, Interi gati të blejë përfundimisht mbrojtësin e City-it

Manuel Akanji është një nga goditjet më të mira të merkatos së verës për Interin. I ardhur në ditët e fundit nga Manchester City, me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje, mbrojtësi zviceran është përshtatur në mënyrë perfekte në skemën e trajnerit Cristian Chivu.

Pas largimit të Pavard drejt Marseille-s, Akanji mori menjëherë përgjegjësi të mëdha në qendër të mbrojtjes zikaltër, duke fituar besimin e trajnerit, klubit dhe tifozëve me paraqitjet e tij solide dhe personalitetin në fushë.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e Interit po punojnë tashmë për të aktivizuar opsionin e blerjes përfundimtare, një marrëveshje me vlerë rreth 15 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrojtësi 29-vjeçar ka arritur edhe një marrëveshje paraprake për kontratë deri në vitin 2029, me një pagë vjetore prej 4.5 milionë eurosh. Me këtë lëvizje, Interi synon ta bëjë Akanjin një shtyllë të qëndrueshme të mbrojtjes për vitet e ardhshme.

Swiss Digital Mobile Reklama
Po shkëlqen që në sfidat e para, Interi gati të blejë përfundimisht mbrojtësin e City-it

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?