Po zhvillon një sezon fantastik, Napoli kërkon rinovimin me Rrahmanin

Amir Rrahmani është kthyer në një nga pikat kryesore të Napolit këtë sezon, ku me paraqitjet e tij ka fituar edhe një vend në formacionin e Spallettit në qendër të mbrojtjes së bashku me Koulibaly.

Në planet e së ardhmes së klubit napolitan është edhe mbrojtësi që aktivizohet me Kosovën. Sipas “Corriere dello Sport” raportohet se klubi italian ka bërë gati ofertën për zgjatjen e kontratës, të cilën do ia prezantojnë lojtarit.

Kujtojmë se kontrata aktuale e Rrahmanit me Napolin përfundon në fund të vitit 2024, por ata kërkojnë të shmangin ndonjë ofertë në drejtim të tij nga klube të njohura.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?