Po zhvillon super sezon, Uzuni ndiqet edhe nga ekipi i Sevillas

Myrto Uzuni ka zhvilluar sezonin më të mirë të karrierës së tij, duke realizuar 21 gola me ekipin e Granadës dhe kryesuar në renditjen e golashënuesve më të mirë në La Liga 2. Sulmuesi 27-vjeçar po kërkohet nga shumë skuadra, teksa së fundmi në garë është futur edhe Sevilla.

Mediat e ndryshme në Spanjë kanë raportuar se Sevilla e ka ndjekur në disa ndeshje Uzunin dhe janë gati që ta transferojnë merkaton e verës. Megjithatë, për blerjen e sulmuesit shqiptar, Sevilla shpreson që Granada të mos ngjitet vetë në elitë, teksa për momentin ndodhet në vendin e tretë, por shumë pranë dy vendeve të para, që ngjiten direkt.

Kjo pasi në klauzolën e kontratës së tij është vendosur që shifra e largimit shkon në 25 milionë euro nëse Granada ngjitet në elitën e futbollit spanjoll.

SHKARKO APP