Pochettino nuk bind më, Allegri në pritje të ofertës nga Londra

Massimiliano Allegri mund të rikthehet nën drejtimin e një skuadre pas shkarkimit nga Juventusi. Drejtuesit e Manchester United kanë ritheksuar disa herë mbështetjen për norvegjezin Ole Gunnar Solskjaer, emri i italianit është më i kuotuari për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq”.

 

Sipas të përditshmes britanike “The Guardian”, favorit për të pasuar Solskajer, që në fund të sezonit të shkuar firmosi kontratë 3-vjeçare, është pikërisht Allegri, ish-trajner i Juventusit dhe Milanit.

Një tjetër lajm interesant ishte prania e trajnerit toskan në tribunë në ndeshjen mes Tottenhamit dhe Bayernit të Mynihut, sfidë që u fitua thellë 7-2 nga bavarezët. Pochettino me rezultatet e arritura deri më tani nuk ka bindur drejtuesit.

SHKARKO APP