Podolski “çmend” Stambollin, shënon 5 gola dhe hyn në historinë e klubit turk (VIDEO)

Lukas Podolski ka zhvilluar një takim “monstruoz” ditën e sotme ku në ndeshjen e kupës së Turqisë kundër Erzincanspor të fituar me rezultatin 6-2, ka shënuar 5-së gola.

Gjermani është treguar i papërmbajtshëm duke mposhtur për të 5-ën herë portierin kundërshtar dhe njëkohësisht duke i dhuruar Galatasarayt kualifikimin për raundin tjetër. Golat, sulmuesi i ka realizuar në harkun kohor të 55-së minutave, 4, 10, 27, 50, 55.

Rrjetat e realizuara i dhuruan një vend në listën e rekordeve kampionit të botës, pasi bëhet i pari që shënon 5-së gola në një ndeshje pas 17-të vitesh për ekipin turk të Galatasarayt, që është një nga katër skuadrat e Stambollit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?