Pogba-Mourinhos: Dua të avancoj
Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba ia ka bërë të qartë trajnerit Jose Mourinho se dëshiron të luaj më i avancuar.
Momentalisht ai është duke luajtur në defensivë dhe kjo duket se nuk po i pëlqen, pasi dëshiron të jetë më afër golit kundërshtar.
“Po provoj të adoptohem. Jam lojtarë që do të dëshironte të luante më përpara”, u shpreh Pogba për Manchester Evening News.
“Trajneri më jep instruksione dhe unë provoj që t’i ndjek ato. Më duhet të rikuperoj topin dhe të bëjë punë defenzive. Kjo po bënë që të luaj ndryshe, më shumë sikurse Pirlo”.
KOHA JONË SONDAZH

