Pogba mund të largohet për më pak se 55 milionë euro

Paul Pogba mund të largohet nga United që në merkaton e janarit. Eliminimi i parakohshëm i “Djajve të kuq” nga Championsi e nxit edhe më shumë divorcin me kampionin e botës.

Mediet në Angli, duke analizuar situatë, japin edhe shifrat që do të mund të përfitojë Manchester United nga shitja e mesfushorit, që e blenë në vitin 2016 për 105 milionë euro, një shifër rekord për kohën.

Sipas “The Sun”, “Djajtë e Kuq” do të mund të rikuperojnë nga shuma që shpenzuan për francezin jo më shumë se 50 milionë stërlina, që konvertohen në thuajse 55 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kuptohet që në uljen e vlerës së kartonit të mesfushorit ndikon edhe kriza ekonomike për shkak të pandemisë së Koronavirusit. Kontrata e Pogba-s e United përfundon pas një viti e gjysmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?