Pogba: Nuk më kishte ndodhur asnjëherë, tani jam më i uritur se kurrë!
Paul Pogba gjatë këtij sezoni është detyruar që të qëndrojë më shumë jashtë fushave të lojës për shkak të një dëmtimi. Ylli francez në një intervistë të dhënë për faqen e klubit ka treguar vështirësitë, ndërkohë që shfaqi dhe optimizmin për t’u rikthyer më i fortë se më parë.
“Javët e kaluara në fushë kanë qenë shumë zhgënjyese, diçka e tillë nuk më kishte ndodhur kurrë në jetën time. Në fillim të sezoni kisha një dëmtim, ndërkohë që m vonë zbulova se bëhej fjalë për një frakturë.
U detyrova që të qëndroj pushim, por më pas gjithçka shkoi mirë. Pas rikthimit në fushë vendosëm që duhet të bënim operim. Po stërvitem duke prekur edhe topin, jam më i uritur se kurrë dhe mezi pres që të rikthehem dhe të luajë sërish”, ka treguar Pogba për faqen e klubit të United. /R.Lika-Koha Jone/