Pogba rikthehet zyrtarisht te Juventusi, klubi bardhezi fjalë të mëdha: U përshëndetëm, por kurrë nuk u ndamë!

Tashmë është zyrtare: Paul Pogba është sërish lojtar i Juventusit. Pas kryerjes së vizitave mjekësore të shtunën, sot ka ardhur dhe njoftimi zyrtar i firmosje së kontratës deri më 30 qershor 2026.

Mesfushori francez rikthehet në Torino pas 6 sezonesh me parametra zero, teksa agjentët e tij do të përfitojnë 2.5 milionë euro si shpërblim për transferimin me kosto zero.

Pogba do të riveshë fanellën me numrin 10m të cilin e merr si trashëgim nga ish-shoku i tij Paulo Dybala.

“U përshëndetëm, por nuk jemi ndarë kurrë realisht, ka diçka që të thërret në shtëpi, di#ka që në fund pas shumë aventurash të bën rë rikthehet. Nuk mund të jemi më të lumtur: Pogba është sërish me ne”, shkruhet në njoftimin e Juventusit. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP