Polakët kanë vetëm kujtime të këqija nga gjyqtari Anthony Taylor

Arbitri i njohur Anthony Taylor do të vendosë drejtësi në ndeshjen Poloni-Shqipëri. 47-vjeçari anglez po kalon një sezon të ngarkuar, duke qenë një nga gjyqtarët më të aktivë në Premier League, ku ka drejtuar deri tani 24 ndeshje. Ai ka një eksperiencë të pasur ndërkombëtare, duke gjykuar në Kampionatin Botëror 2022 dhe në Kampionatet Europiane të 2021 dhe 2024. Në Euro 2021, ai ishte në qendër të vëmendjes gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë, kur Christian Eriksen pësoi arrest kardiak në fushë.

Që prej vitit 2025, Taylor është pjesë e rregullt e arbitrave në UEFA Champions League, ku ka drejtuar 42 ndeshje, përveç 11 të tjera në fazat kualifikuese. Në CV-në e tij spikat edhe finalja e UEFA Europa League në vitin 2023. Në të kaluarën, arbitri anglez ka drejtuar edhe ekipe polake në kompeticionet europiane, me rezultate që për ta kanë qenë negative.  Në vitin 2013, ai arbitroi një ndeshje për ekipin kombëtar polak U-20, i cili u mposht 1-0 nga Turqia në raundin kualifikues.

Në garat evropiane, ai arbitroi dy herë ndeshje të ekipeve polake, të dyja të përfunduara me humbje: në vitin 2017, Legia humbi ndaj Ajax (1-0) në Amsterdam në raundin e 32-tave të Ligës së Evropës, dhe një vit më parë, në çerekfinalet e Ligës së Konferencës në Sevilje, ku Betis mposhti Jagiellonia Białystok 2-0. Ndërkohë, ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet të enjten në orën 20:45 në stadiumin PGE Narodowy.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?