Polemika në Spanjë për arbitrimin ndaj Realit, kreu i La Ligas: Do e çoj çështjen në gjykatë!
Polemika dhe diskutime të shumta në Spanjë me protagonist Real Madridin. Të dielën Los Blancos fitoi minimalisht ndaj Sevillas falë një goli të Modric, por sërish pati polemika të shumta.
Në sfond duket ndjesia, e shprehur me fjalë nga disa dhe ndoshta e mbajtur më shumë e fshehur nga të tjerët, se televizioni zyrtar i Real Madridit po ushtron presion mbi arbitrat përmes një serie videosh.
Një temë që ka mbërritur edhe në dhomat e zhveshjes, ku disa lojtarë janë të bindur se këto veprime në vend që t’i favorizojnë siç mendojnë shumë, janë në dëm të tyre.
Lidhur me këtë, presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, mban qëndrim: “Nuk kemi të drejtë të bëjmë ankesë të drejtpërdrejtë, por do ta çojmë çështjen në gjykatë dhe vërtet mendoj se ky fakt në televizionin e Real Madrid bie në kundërshtim.
Është në rregull të kritikosh dhe të thuash që disa gjëra janë të gabuara, por jo të ankohemi vazhdimisht, duke besuar se jemi superiorë. Por mendoj se Real Madridi, si një klub i nderuar që është, nuk mund ta mbështesë këtë tezë.”
KOHA JONË SONDAZH

