Polemika për një nga golat e Interit, a ishte pozicion jashtë loje Thuram?

Ndeshja mes Sassuolos dhe Interit u shoqërua me polemika të forta në rrjetet sociale që në minutat e para. Pas vetëm 10 minutash lojë, zikaltërit kaluan në avantazh me golin e Jan Orel Bisseck, i cili shënoi me kokë pas goditjes nga këndi të ekzekutuar nga Federico Dimarco. Megjithatë, aksioni që çoi te këndi është vënë menjëherë në diskutim.

Sipas shumë tifozëve dhe përdoruesve në rrjetet sociale, goditja nga këndi erdhi pas një pozicioni të qartë jashtë loje të Marcus Thuram. Sulmuesi francez dyshohet se ishte nisur pak përpara vijës mbrojtëse në momentin e pasimit, përpara se Luis Henrique të godiste drejt portës, me topin që u devijua nga portieri Muric.

Pavarësisht dyshimeve, flamuri i anësorit mbeti poshtë dhe loja vazhdoi normalisht. Edhe pamjet e transmetuara nga DAZN pas golit nuk arritën të qartësonin plotësisht situatën, duke shtuar më tej debatet.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?