Polemikat për golin e anuluar të Leipzig, Kroos i sinqertë: Ishte i rregullt!
Goli i anuluar i Leipzig kundër Real Madridit ka shkaktuar shumë polemika. Një vendim i diskutueshëm, për të cilin është i sinqertë edhe Toni Kroos. Duke folur për Prime Video Germany, mesfushori gjerman ka pranuar se goli i shënuar nga Sesko në minutën e 2-të duhej të ishte akorduar si i rregullt.
“Në pjesën e parë folëm shumë për atë që ndodhi në minutën e dytë, për anulimin e golit të Leipzig. Nuk ishte jashtë loje. Pati një shtytje të vogël ndaj portierit. Nuk e di nëse e keni parë, por mendoj kjo nuk është në favor të futbollit.
Nuk është çështja nëse është një gol në favor të Leipzig-ut, thjesht mendoj se është një gol i rregullt”.
“Çfarë mendoni ju?”, pyetën Kroos nga studio dhe ai u përgjigj: “Mendoj se në fund është dhënë pozicion jashtë loje, sepse një lojtar shqetësoi portierin, por portieri nuk do ta arrinte topin gjithsesi. Kjo është arsyeja që them se është i rregullt.
Arbitri i linjës ngriti flamurin dhe pas një rishikimi të shpejtë të VAR-it, gjyqtari Irfan Peljto konfirmoi vendimin për të anuluar golin. Reali më pas fitoi ndeshjen 1-0 me golin e Brahim Diaz. /R.Lika-Koha Jonë/
@gambo479 Abseits? #realmadrid #redbull #halamadrid #vinijr #rodrygo #brahimdiaz #brazil #bellingham #championsleague #cl2024 #knockout #viniciusjunior #rbleipzig #leipzig #fussball #football #xavisimons #football #futbol #ballers #goal #soccer #footy #foryou #fyp #fy #risingballers #fy #fyp #viral #soccer #gambo479 #wow #transfer #dribble #dribbling #rbleipzigfans #simons #olmo #openda #sesko #camavinga #kroos #valverde #mendy #tchouameni #vazquez ♬ VINGANÇA DEMONÍACA PHONK – Slowed ++ – MXCABRAZIL
KOHA JONË SONDAZH

