Policia bastis zyrat e Barcelonës, arrestohet Bartomeu

Josep Maria Bartomeu është arrestuar nga policia spanjolle për përfshirjen e tij në skandalin e fushatës së ‘Barcagate’ gjatë kohës së tij si president i klubit. Bartomeu është një nga tre personat që janë arrestuar deri më tani, me CEO të Barcelonës Oscar Grau dhe shefin e shërbimeve juridike Roman Gomez Ponti dy të tjerët.

 Të hënën në mëngjes, policia ka hyrë në zyrat e Barcelonës, ka mbledhur prova dhe ka kryer arrestimin. Kujtojmë se Bartomeu ishte një nga figurat, i cili u konfliktua me Messin në lidhje me ekipin.

Mediat spanjolle shkruajnë se operacioni ishte i lidhur me ‘Barcagate’ të vitit të kaluar, në të cilin zyrtarët e klubit u akuzuan për fillimin e një fushate shpifjesh kundër lojtarëve aktualë dhe ish-lojtarëve që ishin kritikë ndaj klubit dhe presidentit të atëhershëm Bartomeu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?