Policia italiane ndalon tifozët e Stuttgartit në Romë, ju gjenden shishe qelqi dhe shufra metalike

Masat e sigurisë në kryeqytet janë forcuar ndjeshëm në prag të ndeshjes së së nesërmes në mbrëmje në “Olimpico” mes Romës dhe Stuttgart-it. Policia ka zbuluar shishe qelqi bosh dhe shufra metalike në autobusët me tifozë gjermanë që po mbërrinin në Romë.

Plani i sigurisë i hartuar nga Questura ka hyrë në zbatim që në orët e para të mëngjesit. Rreth orës 11:30, në barrierën autostradale të Roma Nord, janë ndaluar shtatë autobusë me tifozë gjermanë, të konsideruar si grup “në rrezik”.

Të gjithë mbështetësit e Stuttgart-it janë identifikuar nga forcat e rendit me ndihmën e policisë shkencore. Gjatë kontrolleve në bagazhet e autobusëve, janë gjetur dhjetëra shishe qelqi bosh, ndërsa në njërin prej mjeteve janë zbuluar edhe disa shufra metalike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet e sekuestruara janë marrë në dorëzim nga policia, ndërsa kontrollet dhe monitorimi i tifozëve do të vijojnë edhe në orët në vazhdim, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike përpara dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes në “Olimpico”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?