Poloni-Shqipëri/ 11 më të shtrenjtët në vlerë, dominojnë polakët
Shqipëria do të sfidojë sot Poloninë në Varashavë, në një ndeshje që mund të jetë historik, pasi Kombëtarja jonë është në garë për një vend në Kupën e Botës 2026.
Sipas të dhënave të publikuara nga Transfermarkt, diferenca në vlerat e tregut të lojtarëve është e dukshme dhe në disa raste, e thellë. Në krye të renditjes qëndron mbrojtësi i Arsenalit, Jakub Kiwior, me një vlerë prej 27 milionë eurosh.
Pas tij, lista dominohet sërish nga lojtarë të përfaqësueses polake. Matty Cash renditet i dyti me 22 milionë euro, ndërsa Nicola Zalewski mban vendin e tretë me 20 milionë euro. Në anën tjetër, përfaqësuesja kuqezi hyn në këtë listë me më pak emra, por jo pa cilësi. Anis Mehmeti dhe Kristjan Asllani janë dy lojtarët më të vlerësuar të Shqipërisë, me përkatësisht 14 dhe 13 milionë euro.

Lista mbyllet me Ernest Muçi, një nga talentet më premtuese të futbollit shqiptar, i cili vlerësohet me 11 milionë euro dhe konsiderohet si një investim për të ardhmen. Polonia vjen me lojtarë që luajnë në nivele të larta evropiane, ndërsa Shqipëria vazhdon të ndërtojë dhe eksportojë talente në rritje. Megjithatë, historia e futbollit ka treguar shpesh se vlera në treg nuk përkthehet gjithmonë në sukses në fushë.
KOHA JONË SONDAZH

