Polonia me grupin e plotë në prag të sfidës me Shqipërinë

Grup i plotë dhe fokus te përballja me Shqipërinë. Dita e parë e grumbullimit për Kombëtaren e Polonisë ka kaluar pa asnjë problem, duke dhënë sinjale pozitive përpara sfidave vendimtare. Skuadra zhvilloi seancën stërvitore në stadiumin e Legias së Varshavës, ku munguan vetëm tre lojtarë, Jan Bednarek, Jakub Kiwior dhe Oskar Pietuszewski.

Mungesa e tyre lidhej thjesht me faktin që ishin të fundit që zbritën në fushë, pas ndeshjes së të dielës kundër Bragës, të cilën Porto e fitoi me rezultatin 2-1. Lajmi më i mirë për trajnerin Jan Urban mbetet fakti se asnjë futbollist nuk ka raportuar probleme shëndetësore.

Sulmuesi kryesor dhe kapiteni Robert Lewandowski ka vijuar përgatitjet normalisht me ekipin, pavarësisht dëmtimit në fytyrë. Ylli i Barcelonës është paraqitur në stërvitje i pajisur me një maskë mbrojtëse speciale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfushori i Interit, Piotr Zielinski, u stërvit në palestër, gjithsesi mbetet i gatshëm për duelin me Shqipërinë. Polonia përballet me Shqipërinë të enjten në orën 20:45 në stadiumin kombëtar të kryeqytetit polak.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fituesi i kësaj përballjeje do të ndeshet në finalen e fazës eliminatore më 31 mars me fituesin e çiftit Ukrainë- Suedi, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?