Polonia shoqërohet nga dy avionë luftarak për në Katar
Kombëtarja e Polonisë u shoqërua nga 2 avionë luftarakë F-16, gjatë rrugës së tij për në Katar, ku do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që nis pas dy ditësh.
Dy mjetet ajrore luftarake qëndruan përgjatë gjithë kohës në krah të avionit ku udhëtonin Robert Lewandowski dhe shokët e tjerë të skuadrës, për në kompeticionin ku mungojnë prej vitit 1986.
Masat e sigurisë vijnë pas incidentit të dy ditëve më parë ku dy shtetas polakë humbën jetën pranë kufirit me Ukrainën, si pasojë e një rakete që kaloi në fshatin e tyre.