Portali zviceran: S’ka dënim nga FIFA për Granit Xhakën, por do e pësojë trajneri i Serbisë

Nuk do të ketë pasoja për kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka për duelin ndaj Serbisë. Në fakt, sipas thashethemeve, nuk do të ketë asnjë gjobë (as pezullim) për numrin 10 pas përfundimit të ndeshjes Zvicër-Serbi.

Në fund mesfushori i Arsenalit kishte veshur fanellën e shokut të ekipit Ardon Jashari (edhe pse mbante emrin e udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës), por nuk mund të ketë dënim për një veprim të tillë.

Gjithsesi sipas portalit zviceran “RSI.ch”, do të ketë pasoja për federatën serbe, pasi trajneri Dragan Stojkovic është kapur duke sharë ndaj shqiptarëve pas golit të shënuar nga Dusan Vlahovic. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP