Portieri i gafave, Karius: Edhe dy vite pas finales vijoj të marr kërcënime!

Loris Karius njihet ndryshe edhe si portieri i gafave të mëdha. Gardiani pësoi dy gola të papranueshëm në vitin 2018, që i kushtuan “The Reds” humbjen 3-1 përballë realit të Madridit në finale e Ligës së kampionëve.

Që prej asaj ndeshjeje, gardiani gjerman Loris Karius nuk ka luajtur më me fanellën e klubit anglez, pasi u huazua për dy sezone te turqit e Besiktas, ku vazhdon të bëjë gafa.

Në një intervistë të dhënë për mediat britanike, Karius ka zbuluar se ende edhe sot pas gati dy vitesh nga finalja ndaj Realit, vijon të marrë kërcënime me jetë.

“Edhe sot e kësaj dite më vijnë kërcënime me jetë, për gabimet e bëra në finale e Ligës së Kampionëve, por nuk i marr seriozisht. Zakonisht vijnë nga njerëz që fshehin identitetin dhe fytyrën e tyre, të cilët jam i sigurt se nëse do t’i hasja në rrugë, nuk do guxonin të thoshin asnjë fjalë’, tha Karius.

SHKARKO APP