Portieri i gafave të mëdha mund të kthehet sërish te Liverpooli

Loris Karius ka denoncuar klubin e Besiktasit në FIFA për shkak të mospagesës duke kërkuar mbylljen e menjëhershme të kontratës. “Ai dëshiron që të mos paguhet për muajt që nuk ka luajtur. Klubi nuk do të bëjë asnjë pagesë të pamerituar”, ka thënë Erdal Torunogullari, një anëtar i bordit të Besiktasit.

Portieri gjerman mbahet mend për finalen e Championsit në vitin 2018, në të cilën bëri dy gabime qesharake, duke i dhënë fitoren Realit. Që nga ajo mbrëmje 26-vjeçari nuk luajtur asnjë ndeshje me fanellën e kuqe, teksa klubi anglez zgjodhi që të blinte Alisson për 60 milionë euro.

Karius u transferua Në Superligën turke ku ka luajtur 55 ndeshje në dy sezone dhe 10 ndeshje në Europa League. Sidoqoftë e ardhmja e portierit është e paqartë. Nëse do të mbyllë kontratën pra kohe me klubin turk, ai duhet të kthehet te Liverpooli, atje ku ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2022. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP