Portieri i “hap portën”, por shikoni çfarë bën braziliani Dodo (VIDEO)
Turqia vjen me episodin e radhës që do ju bëjë të shiheni së qeshuri. Braziliani Dodo, i cili është pjesë e skuadrës së Giresunspor, kishte mundësinë e artë për të barazuar rezultatin Fenerbahçes, pasi ai ekzekutoi 11-metërshin.
Ai u duk se do ta kishte shumë të thjeshtë pasi portieri u hodh shumë shpejt djathtas, por goditja e tij i befasoi të gjithë në stadiumin ” Giresun Atatürk”. Dodo më shumë goditi barin se sa topin, dhe për pasojë sfera do të përfundonte jashtë kuadratit. Një penallti për t’u harruar, e cila do të futet në listën e 11-metërshave më të dobët në histori. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

