
Momente frike për André Onanën. Portieri kamerunas i Trabzonsporit, ish-gardiani i Interit, është përfshirë në një aksident rrugor pas ndeshjes së Conference League kundër Hearts, e zhvilluar mbrëmjen e kaluar.
Sipas raportimeve nga Italia, Onana ndodhej në automjet së bashku me familjarët e tij në momentin kur ndodhi aksidenti. Fatmirësisht, portieri dhe të afërmit e tij kanë dalë të padëmtuar nga kjo ngjarje.
Bëhet fjalë për një aksident zinxhir, ku janë përfshirë disa automjete, duke shkaktuar shqetësim për personat e përfshirë.
Për fat të mirë, situata nuk ka përfunduar me pasoja për Onanën dhe familjen e tij. Ngjarja vjen pas angazhimit të portierit me Trabzonsporin në arenën evropiane, ndërsa lajmi për daljen e tij pa lëndime është një lehtësim pas momenteve të vështira.
🎥 Andre Onana victime d’un accident de voiture après le match de Ligue Europa Conférence entre Trabzonspor et Hearts (2-0). 🚙
Le gardien camerounais et ses proches vont bien. 🙏🇨🇲
[🎥 @ulkeonhaber / @neoldu] pic.twitter.com/1FmgwjIs1z
— AllezLesLions (@AllezLesLions) October 22, 2026
