Portieri kuqezi drejt Anglisë

Fill pas një sezoni ku humbi formacionin titullar, Tomas Strakosha është drejt largimit nga Lacio. Portieri shqiptar është lënë në stolin e rezervave pasi nuk pranoi rinovimin e kontratës, ndërsa për shërbimet e tij interesohet Southempton.

Klubi i Premier Ligës është në kërkim të një përforcimi cilësor mes shtyllave dhe gjatë muajve të fundit e ka vëzhguar gardianin kuqezi. Duke qenë se Strakosha ka kontratë me Lacion deri në vitin 2022, nuk përjashtohet nisja e negociatave ndërmjet dy klubeve.

Për portierin interes ka shfaqur edhe Bolonja në Serie A, por 26-vjeçari duket se preferon të transferohet në kampionatin anglez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?