Portieri legjendar i Turqisë del pozitiv ndaj koronavirusit

Portieri legjendar turk, Rustu Recber, është infektuar me Koronavirus. Lajmin e dha në faqen e saj në Instagram bashkëshortja e 46-vjeçarit:

“Do të doja t’ju jepja një lajm më pozitiv, por më vjen keq të them që burri im, Rustu, është shtruar në spital me diagnozën e COVID-19. Jemi të tronditur nga simptomat e shpejta që u zhvilluan papritur, kur gjithçka ishte normale. Këto janë momente kritike dhe të vështira. Allahu ua lehtësoftë vuajtjet të gjithë pacientëve, përfshirë burrin tim të dashur.”

Portieri Rustu e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij te Fenerbahce, duke përfshirë edhe një huazim dyvjeçar nga Barelona te gjigantët e Superligës turke gjatë një qëndrimi trevjeçar në Spanjë. Ai u tërhoq në moshën 39-vjeçare në vitin 2012, teksa kishte shënuar plot 120 takime me Turqinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?