Portieri meksikan Alfredo Talavera, do të jetë lojtari më i vjetër në “Katar 2022”

Alfredo Talavera do të jetë lojtari më i vjetër që do të marrë pjesë në Botërorin që do të zhvillohet në katar. Mesikani do të jetë 40 vjet e 63 ditë në ditën e nisjes së turneut.

Portieri i njohur numëron 40 ndeshje me përfaqësuesen dhe ka marrë pjesë në Botëror edhe në dy edicionet e mëparshme (2014 dhe 2018), por nuk ka luajtur qoftë një takim.

Në “Katar 2022”, portier i parë i Meksikës do të jetë Guillermo Ochoa. Rekordi absolut mbahet nga Essam El-Hadary. Portieri egjiptian, katër vite më parë, duke luajtur kundër Arabisë Saudite, vendosi rekordin me 45 vjet e 161 ditë.

Dino Zoff mban rekordin e lojtarit më të vjetër që ka luajtur në një finale, 40 vjet e 133 ditë në Itali-Gjermani Perëndimore, që  i dha Kupën e tretë të Botës skuadrës së kaltër.

El mexicano Alfredo Talavera será con 40 años el jugador más veterano del  Mundial Qatar 2022 - La Opinión

SHKARKO APP