Portieri shqiptar Alia dëmton serbin Milinkovic-Savic në stërvitje
Përgatitjet për rifillimin e sezonit, nuk po shkojnë aspak mirë te Lazio, teksa së fundmi është dëmtuar edhe Milinkovic-Savic. Mesfushori serb do t’i nënshtrohet një rezonance magnetike pasditen e sotme për të parë shkallën e dëmtimit në gju, pas një përplasje me portierin shqiptar, Marco Alia.
Talenti i ri është pjesë e skuadrës së parë, teksa në seancat e fundit ka qenë më protagonist pas dëmtimit të portierit Strakosha. Dëmtimi nuk duket në një shkallë të rëndë, por Lazio nuk kërkon që të rrezikojë asgjë në këtë fazë delikate.
Në sfidën stërvitore të luajtur brenda familjes, skuadra bardhekaltër fitoi 4-2, teksa Luis Alberto shënoi dy gola. /R.Lika-Koha Jone/