Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Guedes vendos finalen ndaj Holandës (VIDEO)

Portugalia është fituesja e parë e Ligës së Kombeve. Në finalen e madhe të luajtur në Porto, luzitanët mposhtën minimalisht 1-0 Holandën. Trajneri Santos surprizoi të gjithë në fillimin e ndeshjes duke aktivizuar Guedes, në vend të talentit Joao Felix. Gjithsesi strategu i njohur do të shpërblehej për zgjedhjen e tij në fillimin e fraksionit të dytë, pas një pjese të parë të dominuar nga portugezët, por pa mundur që të shënonin.

 

Në minutën e 60-të, pas një sulmi të shpejtë, Bernardo Silva shërben mjaft bukur për Guedes, i cili në hyrje të zonës, arrin që të mposhtë portierin Cillesen. Holanda “zgjohet” pas golit dhe hidhet në kërkim të golit të barazimit, por e ka të vështirë për të thyer mbrojtjen e Portugalisë, atje ku Ruben Dias është në një mbrëmje magjike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Portugalia krijoi dhe mundësi të tjera shënimi deri në fundin e kohës së rregullt, duke e merituar plotësisht fitimin e Ligës së Kombeve, nga e cila do të përfitojë plotë 10.5 milionë euro. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

PORTUGALI-HOLANDE 1-0

60’ GOL 1-0 Portugalia më në fund arrin që të gjejë golin e avantazhit. Pas një aksioni të bukur Bernardo Silva shërben mjaft bukur për Guedes, i cili në hyrje të zonës, arrin që të mposhtë portierin Cillesen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?