Posta Shqiptare i bën një dhuratë speciale publikut shqiptar

Sot, datë 10 Qershor 2016, Posta Shqiptare emeton pullën postare me tematikën ”Shqipëria në Euro 2016”. Kjo pullë vjen në një moment historik për futbollin shqiptar kur për herë të parë skuadra kombëtare shqiptare bëhet pjesë e këtij konkursi kaq të rëndësishëm europian. Ky moment unikal, sikurse për gjithë shqiptarët, nuk kishte si të mos ishte një frymëzim edhe për stafin e Postës Shqiptare, të cilët me shumë përkushtim arritën të prodhojnë këtë pullë në kohë rekord për ta nxjerrë në qarkullim për publikun në datën e caktuar. Pulla ”Shqipëria në Euro 2016” mbart një sërë elementesh kombëtare ku çdo shqiptar e gjen veten.

Kjo eshte nje dhuratë e bërë me shumë dashuri nga Posta Shqiptare për të gjithë publikun shqiptar, duke uruar dhe shpresuar në një sukses të kombëtares shqiptare në Francë 2016.

 Data e emetimit: 10.06 .2016

Swiss Digital Desktop Reklama

Emisioni përbëhet nga 1 seri me 2 pulla

Swiss Digital Mobile Reklama

Autor: Petraq Papa

Vlerat e pullave: 70 lekë dhe 100 lekë

Tirazhi: 808.500 pulla (70 lekëshe), 458.500pulla (100 lekëshe)

Përmasat e pullës: 40 x 30 mm

Kompozimi i tabakut: 4 seri në tabak

Kompozimi i tabakut për shërbim postar: 32 pulla në tabak (70 lekëshe), 32 pulla në tabak (100 lekëshe)

Zarfe të ditës së parë: 500 copë

Çmimi i zarfit të ditës së parë me seri: 370 lekë

 Pak info për Kampionatin Europian

Kampionati Europian është gara kryesore e futbollit të meshkujve që drejtohet nga UEFA. Ky kompeticion mbahet çdo katër vite, që nga themelimi i tij në vitin 1960. Emri origjinal i tij ishte “UEFA Kupa e Kombeve Europiane”, ndërsa në vitin 1968 mori emrin “UEFA Kampionati Europian i Futbollit”. Që nga viti 1996 kampionatet emërohen si Europian – shkurt “Euro” plus viti (p.sh. Euro 2012). Deri në vitin 1980 kanë luajtur në fazën finale vetëm katër përfaqësuese, ndërsa pas këtij viti filluan të garojnë tetë skuadra. Në vitin 1996 gara u zgjerua në 16 përfaqësuese (katër grupe). Nga Euro 2016 në fazën finale do të garojnë 24 përfaqësuese.

Ky kampionat zhvillohet në Francë dhe rëndësia e tij është e jashtëzakonshme për Shqipërinë, e cila u kualifikua për herë të parë në fazën finale të këtij eventi, duke realizuar një ëndërr të hershme të popullit shqiptar për kompeticionet futbollistike. Shqipëria është pjesë e grupit A dhe do të ndeshet me ekipet e Francës, Rumanisë dhe Zvicrës.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?