Postecoglou i acaruar pas humbjes ndaj Chelsea-t: VAR s’më pëlqen, por jam zë i izoluar!
Trajneri i Tottenhamit, Ange Postecoglou, në konferencën e shtypit pas humbjes së djeshme ndaj Chelsea-t në shifrat 1-4, është shfaqur shumë i acaruar. Në këtë super duel ndodhën shumë episode, me gola të anuluar, karton të kuq, rishikime nga VAR, ku Romero braktisi fushën që në minutën e 33-të, ndërkohë që Blutë e Londrës morën dhe një penallti.
“Nëse vazhdojmë të ankohemi për vendimet e gabuara çdo javë, atëherë do të ndodhë ajo që ndodhi sot (dje), studime në çdo rast. Nuk më pëlqen, mund të jem një zë i izoluar sepse më është thënë se kjo është rruga për t’u ndjekur, por në një moment të caktuar duhet të pranojmë vendimin e arbitrit.
Në të kundërt, ata nuk do të kenë asnjë autoritet dhe ne do të jemi nën kontrollin e dikujt që ndodhet disa kilometra larg, duke parë një ekran televiziv”, tha ai për Sky Sports UK. /R.Lika-Koha Jonë/