Prag-sfida me Poloninë/ Mitaj jep sinjale pozitive, Gjimshiti po vuan nga një dëmtim
Në prag të sfidave vendimtare të “play-off”-it, stafi teknik i Kombëtares shqiptare, i drejtuar nga Sylvinho, po monitoron nga afër gjendjen e lojtarëve kuqezi të aktivizuar në kampionatet jashtë vendit.
Lajmi më inkurajues vjen nga Mario Mitaj, i cili duket se ka lënë pas problemet fizike. Mbrojtësi i majtë ishte protagonist me Al-Ittihad në Kupë, duke qëndruar në fushë për 120 minuta dhe duke realizuar saktë një penallti, edhe pse skuadra e tij nuk arriti të kualifikohej më tej.
Në krahun tjetër, situata nuk është aq pozitive për kapitenin Berat Gjimshiti. Mbrojtësi nuk është stërvitur rregullisht me Atalantën dhe në përballjen ndaj Bayern Munich qëndroi në stol gjatë gjithë ndeshjes.
Gjendja e Gjimshitit mbetet në vëzhgim nga stafi mjekësor, ndërsa mbetet e paqartë nëse ai do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës në kampionat ndaj Hellas Verona. Disponueshmëria e tij do të jetë një faktor kyç për planet e Kombëtares në ndeshjet e ardhshme.
KOHA JONË SONDAZH

