Prangoset bosi i Parmas, akuzohet për pastrim parash
Ashtu siç ishte paralajmëruar, për shkak të situatës kaotike drejtuesit e ekipit italian të Parmas janë arrestuar. Presidenti i Parmës, Giampietro Manenti është arrestuar nga Guardia di Financa në kuadër të një operacionit kundër pastrimit të parave të nisur nga prokuroria e Romës. Edhe 21 persona të tjerë kanë në pranga, ndërsa janë kryer 60 sekuestrime në të gjithë Italinë. Parma u ble pak kohë më parë nga biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi, por u shit brenda dy muajve pasi ky i fundit të shlyente borxhet për të cilat drejtuesit që e sollën në këtë situatë ekipin, i kishin fshehur. Në prag falimentimi të një prej ekipeve me histori në Itali, duket se drejtësia ka vendosur të ndëshkojë përgjegjësit.
KOHA JONË SONDAZH

