Prapaskena/ Evertoni kërkoi Zhegrovën në shkëmbim, por Juvja e refuzon

Një prapaskenë interesante merkatoje vjen nga Anglia dhe lidhet drejtpërdrejt me Juventusin. Mes emrave që janë propozuar te bardhezinjtë për të përforcuar repartin ofensiv ka qenë edhe sulmuesi portugez i Evertonit, Beto, ish-lojtar i Udineses.

Sipas asaj që raporton The Athletic, Juventusi ka shqyrtuar mundësinë e huazimit të thjeshtë (pa të drejtë blerjeje) të Betos, si opsion për rolin e qendërsulmuesit. Megjithatë, negociatat nuk kanë avancuar dhe gjithçka është mbyllur pa marrëveshje, kryesisht për shkak të kërkesave të klubit nga Liverpooli.

Në fakt, Evertoni do të kishte vendosur një kusht, teksa për ta lënë të lirë Betón, kërkoi nga Juventusi Edon Zhegrovën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një kërkesë e konsideruar tepër e lartë nga drejtuesit bardhezinj, të cilët nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga anësori kosovar. Zhegrova shihet si element i rëndësishëm në projektin sportiv dhe, sipas planit të trajnerit Luciano Spalletti, ai konsiderohet alternativa e parë e Francisco Conceiçaos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?