Rruga e bllokuar në Librazhd-Qafë Thanë, ambulanca kalon mbi dhe për të shpëtuar pacientët

Vijon prej orësh bllokimi i aksit Librazhd-Qafë Thanë, ndërsa dheu dhe gurët vazhdojnë të bien në rrugë.

Sikurse shihet në pamjet e përcjella, në trafik kanë mbetur të bllokuara edhe ambulancat.

Një i sëmurë, që po transportohej me ambulancë nga Librazhdi drejt Tiranës, është kaluar me barrela mbi rrugën e mbuluar nga dheu dhe gurët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë e bllokimit të këtij aksi shumë të rëndësishëm, me mijëra mjete kanë mbetur të bllokuara në trafik prej orësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?