Prapaskena/ Ferguson tentoi të bashkonte Ronaldon me Messin në vitin 2009

Manchester United mund të kishte bërë realitet ëndrrën e shumë tifozëve për të parë bashkë Cristiano Ronaldon me Lionel Messin … te Barcelona. “The Sun” ka zbuluar lajmin e bujshëm, teksa sulmuesi portugezi zgjodhi që të transferohej në “Bernabeo” në vitin 2009.

Ferguson në atë periudhë nuk donte që të pranonte transferimin e tij te Reali, ndërkohë që vendosi kontakte me Barcelonën, duke e parë si klubin e vetëm që mund të investonte një shumë të madhe. Gjithsesi Ronaldo e refuzoi menjëherë si opsion duke zgjedhur transferimin te Real Madrid në vitin 2009.

Por blerja e Ronaldos nuk do të kishte provokuar vetëm një epokë dominimi të pastër për Barcelonën, por edhe do të kishte anuluar rivalitetin e tij me Messin. Skuadra blaugrana do të kishte një skuadër të frikshme me Messin, Ronaldon dhe Henry, që do të vendoseshin pas krahëve të Ibrahimovic. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP