Prapaskena/ Zbulohet shifrat e frikshme që përfitoi Raiola nga transferimi i Haaland
Erling Haaland u zyrtarizua sot te skuadra e Borussia Dortmund, duke befasuar skuadrën e Juventusit. Sulmuesi 19-vjeçar firmosi një kontratë deri në vitin 2024
“Gazzetta dello Sport” raporton se shifra e operacionit shkon në 45 milionë euro, ku 15 milionë euro i ka përfituar agjenti i njohur Mino Raiola, i cili ka bërë të mundur realizimin e operacionit.
Vetë futbollisti do të përfitojë 6 milionë euro, që mund të shkojë në 8 milionë euro në sezonin e tretë. Kujtojmë që Haaland shënoi 28 gola në 22 ndeshje te Salzburgu. /R.Lika-Koha Jone/