“Predha” e Suarez i prish fitoren historike Villarealit në “frymën e fundit” (VIDEO)
“Nëndetësja e verdhë” nuk ka mundur që të marrë një fitore historike ndaj Barcelonës, edhe pse pak sekonda nga fundit ishte në avantazh. Villareal barazoi 4-4 ndaj blaugranëve, në një ndeshje të çmendur. Ernesto Valverde la në stol Messi nga fillimi duke i dhënë besim Malcolm dhe u shpërblye menjëherë, pasi ai do të jepte asistin në golin e parë të Coutinhos në minutën e 12-të. Pas 4 minutash Malcolm do të shënonte golin dytë.
Villareal nuk dorëzohet, por gjen golin në minutën e 23-të me Chimerenka Chukëeze. Me këtë rezultat do të mbyllej pjesa e parë, ndërkohë që fillimi i pjesës së dytë do të ishte i frikshëm. Ekambi vendosi baraspeshën në minutën e 50-të, ndërkohë që në të 62-n, Iborra shënon një gol të bukur në minutën e 62-të.
Villareal mbyllet pas dhe kundërsulmon në mënyrë fantastike duke gjetur fillimisht shtyllën, ndërkohë që 10 minuta nga fundi shënoi edhe golin e katërt me Bacca-n, i cili shamngu portierin Ter Stegen pas një pasimi magjik të Cazorlas. Në minutën e 90-të Messi shkurtoi shifrat në një goditje dënimi, ndërkohë që në sekondat e fundit të shtesës, Luis Suarez shënon me një “predhë” nga distanca.
Pas këtij barazimi, Barcelona mbetet në krye me 70 pikë, 8 më shumë se Atletico Madrid./R.Lika-Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

