Prej 3 muajsh në koma pas aksidentit të rëndë, ndërron jetë 14-vjeçari

Është ndarë nga jeta në moshën 14-vjeçare tifozi i Partizanit Renis Muça. Lajmin e hidhur e ka dhënë faqja e tifozëve të Partizanit “Ultras Guerrils”.

Muça pësoi aksident 3 muaj më parë, ku ra në koma dhe nuk mundi të shpëtonte plagëve të rënda.

Mësohet se 14 vjeçari ka ndërruar jetë në Turqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftimi i ”Ultras Guerrils”:
Ndjejmë keqardhje të thellë kur ju japim këtë lajm të rëndë …

Renisi nuk ia doli!

Pas atij aksidenti të rëndë në korrik, ku qëndroi 3 muaj në koma, në luftë për të mposhtur vdekjen, tifozi ynë i vogël ka ndërruar jetë dje në darkë në Turqi. Në moshën 14-vjeçare …

Ngushëllime të sinqerta familjes së Renisit nga e gjithë familja e madhe e kuqe!

U prehsh në paqe engjëll!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?