Premier League, Armando Broja luan gjashtë minuta

Premier League e futbollit në Angli kishte spektakël, ku Liverpool iu fal golit të Nunez në shtesën e nëntë të lojës për të marrë tri pikë në udhëtim me Nottingham, duke vijuar sërish kryesimin paçka rezultatit të Man. City ndjekës.

Në Londër Brentford ndali 2-2 Chelsean, me Blutë që shënuan të parët dhe më pas u përmbysën, për të barazuar me Disasi në të 83 minutë. Fitore me përmbysje edhe për Tottenham, që kaloi 3-1 Crystal Palace.

Fulham fitoi 3-0 me Brighton, me Armando Brojën që mori vetëm gjashtë minuta te vendasit në fundin e lojës. Sulmuesi që rivalizon me shqiptarin, Muniz shënoi në pjesën e parë dhe më pas i bëri vend Brojës në fund.

SHKARKO APP