Premier League/ Arsenali mund Burnley-in e Brojës, United ngec ndaj Nottingham
Arsenali vijon ecurinë perfekte në Premier League, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi, këtë herë në transfertë ndaj Burnleyt me rezultatin 1-2. Në këtë takim u aktivizua edhe Armando Broja, i cili hyri në fushë në minutat e fundit, por pa arritur të lërë gjurmë në rezultat.
“Topçinjtë” kaluan në avantazh në minutën e 14-të me një gol me kokë të Gyokeres, pas një goditjeje këndi, ndërsa Declan Rice dyfishoi shifrat në minutën e 35-të, gjithashtu me kokë, pas asistit të Trossard.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, duke i dhënë Arsenalit tri pikë të rëndësishme që e çojnë në kuotën e 25 pikëve pas 10 javësh, në krye të tabelës.
Ndërkohë, Manchester United nuk arriti të ruajë ritmin e fitoreve, duke u ndalur në një barazim 2-2 në fushën e Nottingham Forest. Casemiro kaloi “Djajtë e Kuq” në avantazh në minutën e 34-të, pas një krosimi të Bruno Fernandes, por vendasit përmbysën rezultatin në fillim të pjesës së dytë me golat e Gibbs-White dhe Nicolo Savona (goli i tij i parë me fanellën e Forest).
Megjithatë, Amad Diallo shmangu humbjen për United me një supergol në minutën e 80-të, duke vendosur baraspeshën përfundimtare 2-2.
KOHA JONË SONDAZH

