PREMIER LEAGUE/ Arsenali triumfon ndaj West Ham, United mposht Sunderlandin e Xhakës
Java e 7-të e Premier League solli një tjetër fitore për Arsenalin, që triumfoi 2-0 ndaj West Hamit në derbin londinez të zhvilluar në “Emirates Stadium”. Një ndeshje që pa protagonist ish-lojtarin e “Çekanëve”, Declan Rice, autor i golit të parë, ndërsa Bukayo Saka vulosi rezultatin me një penallti në pjesën e dytë.
Në minutën e 38-të, Rice shënoi “golin e ish-it”, duke përfituar nga një top i kthyer pas pritjes së Areolës. Në shtesën e pjesës së parë Calafiori goditi shtyllën, ndërsa në minutën e 67-të Saka realizoi nga pika e bardhë, duke vulosur rezultatin 2-0. Me këtë fitore, Arsenal ngjitet në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Ëest Ham mbetet me vetëm 4.
Në “Old Trafford”, Manchester United rikthehet te fitorja pas një periudhe të vështirë, duke mposhtur 2-0 surprizën e kampionatit, Sunderlandin.
Ishte Mason Mount që zhbllokoi rezultatin në minutën e 8-të, pas një kontrolli elegant dhe goditjeje precize në shtyllën e parë. Në minutën e 31-të, Benjamin Šeško shënoi golin e dytë, duke i dhënë “Djajve të Kuq” avantazhin e qetësisë.
Në pjesën e dytë, Lammens ruajti portën të paprekur në debutimin e tij, ndërsa United siguroi tre pikë të rëndësishme që e çojnë në 10 pikë në renditje.
KOHA JONË SONDAZH

