Premier League/ Chelsea ngec ndaj C.Palace, Newcastle mund Tottenhamin (VIDEO)

Chelsea nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Crystal Palace. Skuadra e Maresca-s e nisi mirë ndeshjen duke zhbllokuar shifrat në minutën e 25-të. Gjithsesi Blutë e Londrës shfaqin shumë probleme dhe në fillimin e pjesës së dytë është Eze që do të barazonte rezultatin.

Newcastle mori një fitore të madhe 2-1 ndaj Tottenham, ku të tre golat mbajtën firmën e vendasve. Barnes shënoi në minutën e 37-të, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë Burn dërgoi topin në rrjetën e portës së tij.

Për të rikthyer në avantazh bardhezinjtë do të mendonte sulmuesi Alexandre Isak që i dha 3 pikë shumë të vlefshme vendasve që ngjiten në vendin e katërt me 7 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?